KRYEFAQJA » LAJME » Nisin rreshjet e shiut
E Mërkurë 8 Nëntor 2017 , moti në Shqipëri dhe Kosovë

Nisin rreshjet e shiut

Pas muajsh të tërë thatësire, në orët e para të së dielës duket se kanë nisur rreshjet e para të shiut. Për disa orë në Tiranë ka rënë shi i fortë i shoqëruar me shkrepëtima. Sipas shërbimeve meteorologjike rreshje shiu ka patur në veriperëndim, perëndim dhe qendrën e Shqipërisë. Sasia e rreshjeve të shiut ka qenë 20 milimetra. 
Nisja e sezonit të shirave shpresohet të ndihmojë në shuarjen e zjarreve që këtë verë kanë qenë të shumtë në të gjithë Shqipërinë duke sjellë dëme të shumta. Por ekspertët paralajmërojnë edhe për kujdesin që duhet treguar nga përmbytjet e mundshme, ndoshta edhe nga tërmetet. Megjithatë gjatë javës në vijim temperaturat do të prekin edhe 31 apo 32 gradë celcius, të përshtatshme për të gjithë ata që duan të shkojnë ende në plazh.

Sicred