KRYEFAQJA » LAJME » Lezhë, nis restaurimi i memorialit të Skënderbeut

Lezhë, nis restaurimi i memorialit të Skënderbeut

Kanë nisur punimet për restaurimin e Memorialit të Skëndërbeut në Lezhë. Ky projekt me vlerë 30 milion lek financohet nga Ministria e Kultures dhe realizohet brenda vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit. Ndërhyrja do të bëhet e plotë jo vetëm në vendvarrimin e heroit por dhe në mjediset e jashtme të tij, deri tek porta hyrëse dhe muret e qytetit të poshtëm. Ka inspektuar punimet dhe ministrja e Kultures Mirela Kumbaro e cila është shprehur se restaurimi nuk do të jetë i sipërfaqshëm në këtë monument kulture me vlera të rralla, për të cilin prej vitesh nuk janë bërë investime rehabilitues. Përgjegjësi i sektorit të trashëgimisë kulturore pranë Bashkisë Lezhë Paulin Zefi flet më në detaj për punën restauruese që do të kryhet në këtë memorial. Ky është maketi përfundimtar i restaurimit të Memorialit i cili pritet të përfundoje brenda këtij viti, i shpallur si viti mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit Skëndërbeut.

Sicred