KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Nisin përgatitjet për edicionin e 19-të të “Miss Shqipëria”
miss shqiperia

Nisin përgatitjet për edicionin e 19-të të “Miss Shqipëria”

Kompeticioni i vetëm i bukurisë mbarëshqiptare “Miss Shqipëria” mbush plot 19 vjet. Prej disa ditësh në studiot e Radiotelevizionit Shqiptar, transmetuesit ekskluziv të këtij eventi, kanë nisur audicionet e vajzave pretendente për kurorën e artë që do të dorëzohet nga mbajtësja e edicionit të kaluar Kristiana Skuraj. Producentja e këtij eventi është Alda Bida. Sipas producentes Bida data 21 maj është dita e fundit e audicioneve. Me datë 23 maj bëhet shpallja e 31 vajzave konkurerente, ndërkohe që një ditë më pas do të bëhet një mbrëmje së bashku me prindërit. Kompeticioni i vetëm i bukurisë mbarëshqiptare “Miss Shqipëria” mbush plot 19 vjet.
Ashtu si vetë bukuria e këtij kompeticioni, edhe qyteti mikpritës Tepelena, është rilindur me rivitalizimin e qendrave të qyteteve, projekt i qeverisë shqiptare. Tepelena do të shndërrohet në ditët e para të qershorit epiqendra e bukurisë shqiptare. Ajo do të mikpresë bukuroshet nga gjithë trevat deri në natën finale, kur dhe do të mesojmë kush do të jetë mbreteresha e bukurisë shqiptare për vitin 2017.

Sicred