KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Nisin negociatat, SHBA – Kinë
Nisin negociatat, SHBA - Kinë

Nisin negociatat, SHBA – Kinë

Një delegacion qeveritar i Sheteve të Bashkuara të Amerikës po viziton për bisedimet e para ballë për ballë, mes dy vendeve që kur Presidenti Donald Trump dhe homologu i tij kinez ranë dakord për një armëpushim të përkohshëm në luftën tregtare. Lajmi bëhët i ditur për mediat nga Pekini zyrtar. Zëvendës përfaqësuesi i tregtisë së SHBA Jeffrey Gerrish po udhëheqë delegacionin e Uashingtonit dhe pritet ë të diskutojë për “zbatimin e konsensusit të rëndësishëm” të arritur nga Trump dhe presidenti kinez Xi Jinping, gjatë samitit të G20 në Argjentinë. Nga pala kineze nuk dihet se kush i drejton negociatat. Edhe për përmbajtjen e tyre, pak është bërë e ditur. Në Pekin thuhet vetëm se, fokusi do të jetë te produktet agrare, energjia dhe automjetet. Në fakt bëhet fjalë për më shumë.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com