KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Nisin negociatat për daljen e Britanisë nga BE-ja

Nisin negociatat për daljen e Britanisë nga BE-ja

Kryenegociatorët e BE-së dhe Britanisë për “Brexit” nisën bisedimet duke nënvizuar nevojën për të sqaruar menjëherë paqartësitë në proçes, e gjithashtu qëndrimet konstruktive të tyre për arritjen e një marrëveshjeje që do të jetë e pranueshme per te gjithe. Duke folur në ditën e parë të bisedimeve në Komisionin Europian, ministri britanik për “Brexit”, David Davis tha se Londra donte një marrëdhënie të thellë dhe të veçantë me BE-në pas divorcit, e se ai do t’i drejtonte bisedimet me tone konstruktive. Davis shtoi se tonet e negociatave do të jene pozitive dhe se qëllimi eshte ndërtimi i një partneriteti të fortë. Ndërkohë, kryenegociatori i BE-së Mishel Barnier tha se, shpreson që bisedimet që nisin thuajse një vit pas referendumit për daljen nga BE-ja, të zhvillohen mbi bazën e një axhende të qartë. Zyrtarë nga të dyja palët kanë ulur pritshmëritë për atë që mund të arrihet, të paktën në një ditë. Diplomatët e BE-së shpresojnë se ky takim i parë dhe samiti i së enjtes e së premtes, ku do të jetë e pranishme edhe Theresa May, si pjesëmarrëse e jo si negociatore, mund të përmirësojnë atmosferën pas tensioneve të fillimit.

Sicred