KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Nisin kërkimet për personat e humbur në Kolumbi pas përmbytjeve
Nisin kërkimet, personat e humbur, në Kolumbi, pas përmbytjeve, viktima

Nisin kërkimet për personat e humbur në Kolumbi pas përmbytjeve

Forcat e sigurisë në Kolumbi kanë nisur kërkimet për qindra persona të zhdukur, pas rrëshqitjeve masive të dherave që lanë të paktën 254 të vdekur. Rreth 1.100 ushtarë dhe policë janë përfshirë në përpjekjet e kërkim-shpëtimit. Reshjet e dendura të shiut përmbytën me baltë e gurë qytetin e Mokoas në jugperëndim të vendit, duke “varrosur” thuajse të gjithë periferinë, ndërsa rezidentë të tjerë arritën t’i shpëtonin duke u larguar nga shtëpitë. Një deklaratë e ushtrisë njoftonte se janë të paktën 400 të plagosurit, ndërsa 200 persona rezultojnë të zhdukur në kryeqytetin e provincës Putumajo. Vullnetarë të Kryqit të Kuq kolumbian të pranishëm në zonë konfirmojnë se numri i viktimave është mbi 200. Grupi i ndihmave po punon për të ndihmuar pjesëtarët e familjeve të kontaktojnë me të afërm të tyre, ndërsa operacionet vazhduan edhe përgjatë natës. Presidenti Manuel Santos shpalli gjendjen e emergjencës në rajon dhe shkoi menjëherë në vendngjarje për të mbikëqyrur përpjekjet për shpëtimin e sa më shumë njerëzve.

Sicred