KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Nisin hetimet se si u fut helmi me të cilin u helmua Parljak

Nisin hetimet se si u fut helmi me të cilin u helmua Parljak

Autoritetet holandeze kanë hapur një hetim për të gjetur se si dënuari për krime lufte në Mostar të Bosnjës, Sllovodan Prajlak, kishte arritur të fuste shishen me helm në sallën e Gjykatës ndërkombëtare të Hagës. 72 vjeçari Praljak ndërroi jetë në spital, ku ishte dërguar pasi konsumoi një shishe të vogël me lëng, të cilin e piu pasi bërtiti se ishte i pafajshëm. E gjithë ngjarja ndodhi dje në sallën e gjyqit në Hagë, pak pasi Praljak iu komunikua se do të vijonte të vuante dënimin me 20 vjet burg, që kishte marrë në vitin 2013. Përmes një deklarate të shkurtër, prokurorët hollandezë u shprehën se hetimi do të përqëndrohej mbi veprat e vetëvrasjes së asistuar dhe dhunimit të Aktit të Ilaçeve. Hetuesit do të përpiqen të zbulojnë se kush ia dha Praljak lëngun vdekjeprurës, çfarë përmbante shishja, dhe se si ai ia kishte dalur që ta fuste atë në sallën e gjyqit. Vetëvrasja e Praljak nuk është e para e kryer gjatë proçeseve gjyqësore të Hagës. I dyshuari serbo-kroat për krimet e luftës Sllavko Dokmanovic, vari veten në qelinë e tij në vitin 1998 dhe Milan Babic gjithashtu vrau veten në vitin 2006.

 

Sicred