KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Nisin ethet e finales së Eurosong-ut, Bushpepa ndër më të preferuarit si fitues
Nisin ethet e finales së Eurosong-ut, Bushpepa ndë më të preferuarit si fitues

Nisin ethet e finales së Eurosong-ut, Bushpepa ndër më të preferuarit si fitues

Ndërsa ora 21 e fillimit të natës finale të Eurovizionit në Lisbonë po afrohet, shqiptarët po përjetojnë si rrallë herë ndjenja të forta të krenarisë kombëtare. Ndoshta për herë të parë në historinë e ngjarjes më të madhe të muzikës europiane, tre këngëtarë shqiptarë kanë fituar të drejtën e pjesmarrjes dhe të përfaqësojnë vendet ku jetojnë.

Eugent Bushpepa përfaqëson Shqipërinë me këngën “Mall”, si fitues i Festivalit të 56 të këngës në RTSH, Ermal Meta përfaqëson Italinë me këngën ”Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë) si fitues i Festivalit të Sanremos dhe Eleni Furera është zgjedhur të përfaqësojë Qipron. Këngët e tyre të cilat tashmë janë kthyer në hite, sjellin histori të ndjeshme jetësore, ngjarje të bujshme dhe që kanë lënë mbresa.

Të shtunën në mbrëmje,  i pari ndër tre shqiptarët në skenën e Eurovizionit do të këndojë Bushpepa, i 12-ti në renditje, ndërsa Furera dhe Meta do të këndojnë në fund, përkatësisht në vendin e 25-të dhe 26-të. Performancat e tyre kanë qenë ndër më të vlerësuarat nga specialistët dhe mediat në festival. Disa parashikime që po bëhen orët e fundit e nxjerrin Eugent Bushpepën në krye të listës së fituesve pas Izraelit dhe Lituanisë. Në vend të katërt është Furera dhe pak më poshtë Meta.

RTSH vazhdon të bëjë thirrje për të mbështetur Eugent Bushpepën me këngën “Mall” me kodin 12.

Mbrëmjen e Eurosongut në Lisbonë do ta çeli Ukraina. Në Shqipëri, transmetimi i drejtpërdrejtë i natës finale të festivalit evropian të këngës “Eurovision Song Contest 2018” do të bëhet nëpërmjet valëve të Radio Televizionit Publik Shqiptar në kanalet RTSH 1 HD, RTSH Muzikë, Radio Tirana, por edhe në www.rtsh.al dhe aplikacionin RTSH tani.

Sicred