KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Nis Fest ’57
Nisi Fest '57

Nis Fest ’57

Mes një shkëlqimi të admirueshëm, në Pallatin e Koncerteve në Tiranë nisi sot nata e parë e Festivalit të 57-të të këngës në RTSH, festivalit më të vjetër të muzikës së lehtë në Shqipëri, një nga ngjarjet muzikore më të rëndësishme në Shqipëri. Edicioni i 57-të prezantohet nga aktori i mirënjohur Viktor Zhusti dhe aktorja dhe këngëtarja kanadeze me origjinë shqiptare Ana Golja. Kjo e fundi këndoi në nisje këngën “Mall” fituese e festivalit të kaluar.

Festivalin e çeli Bojken Lako me “Jeto Jetën”.

Mes shumë krijimesh juria ka përzgjedhur 22 këngë të këngëtarëve të vjetër dhe të rinj. Disa prej tyre janë deklaruar hapur se synojnë të fitojnë këtë aktivitet shumë të rëndësishëm.
Nga ana artistike ky festival i është besuar sopranos me famë botërore Inva Mula, si Drejtore Artistike, Producent Muzikor Sokol Marsi, Skenarist Pandi Laço dhe Regjisor Bledar Laço. Fituesi i festivalit si zakonisht do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong. Festivalin mund ta ndiqni në www.rtsh.al dhe aplikacionin RTSH Tani.

Para Mbrapa
Bojken Lako
Alar Band
Lidia Lufi
Lidia Lufi

Kujtim Prodani
Gjergj Leka
Gjergj Leka
Dilan Reka
Mirud
Soni Malaj
Jonida Maliqi
Jonida Maliqi
Elton Deda
Elona Islamaj
Elona Islamaj
Klodiana Vata
Klodiana Vata
Klin Çollaku
Klint Çollaku
Artemisa Mithi dhe Febi Shkurti
Artemisa Mithi dhe Febi Shkurti
Kelly
Kelly

Bruno Pollogati

Bruno Pollogati

Marko Strazimiri dhe Imbro
Marko Strazimiri dhe Imbro
Lorela Sejdini
Lorela Sejdini
Eliza Hoxha
Eliza Hoxha
Eranda Libohova
Aurel Thellimi
Aurel Thellimi
Orgesa Zaimi
Orgesa Zaimi
Para Mbrapa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com