KRYEFAQJA » LAJME » Nishani: Situata politike më e rëndë nga sa thonë ndërkombëtarët!

Nishani: Situata politike më e rëndë nga sa thonë ndërkombëtarët!

Ish presidenti Bujar Nishani, i cili mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së tha në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi se akti ekstrem i djegies së mandateve nga opozita erdhi në një situatë ekstreme, kur mekanizmat ligjor nuk funksionin më.
Sipas Nishanit protestat e opozitës nuk synojnë thjesht ndryshimin e qeverisë, por ngritjen e mekanizmave të qëndrueshëm ligjor. Nishani u shfaq i bindur se me 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje. Sipas ish presidentit Nishani, përpara se të zhvillohen zgjedhjet, duhet garantuar që ato të jenë të lira e të ndershme.

Sicred