KRYEFAQJA » LAJME » Nishani: Shqiptarë votoni! Bëjeni demokracinë funksionale!
Nishani: Shqiptarë votoni! Bëjeni demokracinë funksionale!

Nishani: Shqiptarë votoni! Bëjeni demokracinë funksionale!

Presidenti Bujar Nishani ka bërë thirrje për një votim masiv në zgjedhjet e së dielës. “Dua tu uroj të gjithë shqiptarëve ditën e mbarë sot, të jetë një ditë me pjesmarrje sa më të madhe. Mesazhi im është se megjithëse demokracia jonë ka sfida të shumta, besoj se nëse shqiptarët vendosin që demokracia të funksionojë ajo funksionon” tha zoti Nishani pasi hodhi votën. Sipas tij “Dita e sotme është mundësia që shqiptarët të tregojnë se demokracia funksionon së pari përmes pjesmarrjes dhe natyrisht përmes vendimit për një të nesërme më të mirë. Sot është një ditë e shenjtë dhe uroj që Zoti të ndiçojë mendjen e gjithësecilit të marrë një vendim që ata mendojnë se e nesërmja përmes këtij vendimi të jetë më e mirë për ta, familjet e tyre dhe gjithë shqiptarët” tha kreu i shtetit shqiptar.

Sicred