KRYEFAQJA » LAJME » Nishani përkujton anëtarësimin e Shqipërisë në NATO
Nishani uron Makronin për fitoren

Nishani përkujton anëtarësimin e Shqipërisë në NATO

Duke përshendetur 8-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, presidenti Nishani e ka konsideruar këtë moment si arritjen më të madhe në historinë e gjatë dhe të vështirë të shqiptarëve. Për kreun e shtetit, gjatë këtyre viteve anëtarësim, falë reformave dhe mbështetjes së aleatëve, Shqipëria nga një vend konsumues i sigurisë është shndërruar në një vend që prodhon siguri. Në mesazhin  e urimit, zoti Nishani veçon Forcat e Armatosura për shëbimin dhe sakrificën përkrah forcave aleate në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe ekstremizmit të dhunshëm. Në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, presidenti ka dhënë mbështetjen e plotë të tij në përmbushjen e misionit në shërbim të popullit shqiptar dhe rrugëtimit euro-atlantik të Shqipërisë.

Sicred