KRYEFAQJA » LAJME » Nishani intervistë për “DW”: Anëtarësimi në BE si kontribues dhe jo si konsumatorë

Nishani intervistë për “DW”: Anëtarësimi në BE si kontribues dhe jo si konsumatorë

Presidenti i Republikës deklaroi gjatë një interviste për Radion “Deutsche Welle” se objektivi i të gjithë shqiptarëve për t’iu bashkëngjitur familjes evropiane, ka rëndësi parësore. Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, tha zoti Nishani, përbën një ëndërr, është një objektiv politik, është një përkushtim shoqëror. Por nga ana tjetër, tha ai, na duhet të bëhemi gati, të përgatitemi, sepse duam shumë të bëhemi pjesë e kësaj familjeje, duke u anëtarësuar si kontribues dhe jo si konsumatorë. Kryetari i shtetit e cilëson anëtarësimin një proçes tek i cili duhet të mbështetemi. Duke përgatitur veten, deklaroi zoti Nishani gjatë intervistës, ne do t’i bindim partnerët tanë që Shqipëria është gati për të qenë pjesë e kësaj familjeje dhe që do t’i japë asaj disa kontribute. Zoti Nishani tha se ndihej krenar që një shumicë e madhe e popullit shqiptar reflekton dhe paraqet një vullnet të fuqishëm dhe qëllim për t’u bërë pjesë e Evropes, sepse beson shumë në parimet, vlerat dhe civilizimin e kësaj bashkësie. Nga ana tjetër, ne jemi tërësisht të angazhuar e të përkushtuar që të përmbushim detyrat dhe përgjegjësitë tona duke punuar së bashku me partnerët e tjerë dhe duke u përgatitur që Shqipëria një ditë të jetë gati për t’u bërë pjesë e kësaj familjeje, tha presidenti shqiptar Bujar Nishani gjatë një interviste për DW.

Sicred