KRYEFAQJA » LAJME » Nishani i jep nënshtetësinë shqiptare çiftit Haradinaj

Nishani i jep nënshtetësinë shqiptare çiftit Haradinaj

Presidenti Bujar Nishani ka firmosur sot dekretin për dhënien e nënshtetësisë shqiptare ish-kryeministrit të Kosovës dhe kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj si dhe bashkëshortes së tij Anita Haradinaj. Aktualisht Haradinaj po mbahet në Francë që prej janarit të këtij viti kur u arrestua në pjesën franceze të aeroportit në Basel, pas një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në vitin 2004. Ajo e akuzon zotin Haradinaj për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë. Në të gjitha seancat gjyqësore, Ramush Haradinaj ka hedhur poshtë kërkesat dhe argumentet e Serbisë, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret më 27 prill. Dy procese të mëparshme gjyqësore të Gjykatës së Hagës i kanë dhënë zotit Haradinaj pafajësi.

Sicred