KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Nishani-Gauck: E dënoj me forcën më të madhe këtë akt çnjerëzor!
Nishani-Gauck: E dënoj me forcën më të madhe këtë akt çnjerëzor!

Nishani-Gauck: E dënoj me forcën më të madhe këtë akt çnjerëzor!

Presidenti Bujar Nishani e ka konsideruar ngjarjen e të hënës në mbrëmje në Berlin, si një akt terrorist dhe çnjerëzor. Në një mesazh dërguar presidentit gjerman Joachim Gauck, zoti Nishani ju shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve dhe të dashurve të viktimave, ndërsa të lënduarve ju uroi shërim të shpejtë dhe kthim sa më parë në jetën e tyre normale. “E dënoj me forcën më të madhe këtë akt çnjerëzor dhe në këto momente dhimbje dhe zemërimi, unë dhe populli shqiptar jemi me ju dhe popullin gjerman” shprehet në mesazhin e tij presidenti Nishani drejtuar presidentit gjerman Gauck.

Sicred