KRYEFAQJA » LAJME » Nishani fton sërish në takim Ramën dhe Bashën
Nishani fton sërish në takim Ramën dhe Bashën

Nishani fton sërish në takim Ramën dhe Bashën

Pas takimit të  pafrytshëm të së mërkurës mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Basha në selinë e presidentit Nishani, ky i fundit sërish ka inicuar një tjetër takim mes tyre në përpjekje të zgjidhjes së krizës.  Zyra e tij e shtypit njoftoi se “Me ftesë të Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani do të zhvillohet një takim i dytë midis Kryeministrit të vendit, zotit Edi Rama dhe Liderit të opozitës, zotit Lulzim Basha sot 4 maj, në orën 19.00 në Institucionin e Presidentit të Republikës”.
Gjatë ditë së enjte ka patur shkëmbi akuzash të forta në disatncë mes dy palëve. Zoti Rama kishte deklaruar se aventura e PD për të marrë peng zgjedhjet kishte dështuar. Ai bëri publike propozimet që sipas tij në thelb i jepnin opozitës të drejtën e një kontrolli të rreptë të procesit zgjedhor, përfshirë postin e ëvendeskryeministrit, si dhe disa zyrtarëve të niveleve të tjera.
Nga ana e tij zoti Basha akuzoi zotin Rama se ishte tërhequr nga propozimet e javës së kaluar. “Kemi ofruar sot në tavolinë gjithçka që PD dhe opozita mund të ofrojë për zgjidhjen. Pala tjetër është tërhequr edhe nga propozimet e javës së kaluar, që vet i loboi dhe ishin shumë më pak se ç’mund të pranohet për të siguruar minimumin e garancive për qytetarët shqiptarë” tha zoti Basha.
Gjatë të enjtes ka patur përpjekje intensive nga faktori ndërkombëtar pranë të dy palëve. Ambasadori amerikan Donald Lu zhvilloi një takim me zoti Rama, ndërsa zoti Basha priti në një takim në selinë e PD ambasadorët e BE.

Sicred