KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Nishani dekreton buxhetin 2017
Nishani dekreton buxhetin 2017

Nishani dekreton buxhetin 2017

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar ligjin për buxhetin e shtetit për vitin 2017. Sipas njoftimit në faqen zyrtare të presidentit, zoti Nishani ka dhënë pëlqimin për hyrjen në fuqi menjëherë të këtij ligji. Ligji për buxhetin e shtetit për vitin 2017 u miratua më 15 dhjetor në parlament vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita nuk mori pjesë në votim. Miratimi u shoqërua me debate të ashpra mes palëve për përmbajtjen e këtij ligji.
Më parë rreth buxhetit kishte polemizuar edhe vetë zoti Nishani. Gjatë diskutimit në komisione, zyrtarët e presidencës kishin kërkuar në komisione më shumë fonde për vitin 2017, rreth 20 milionë lekë. Në të kundërt zoti Nishani kish paralajmëruar se do ti drejtohej Gjykatës Kushtetuese. Kompromisi duket se është gjetur duke i akorduar presidencës edhe 1O milionë lekë të tjera.

Sicred