KRYEFAQJA » LAJME » Niset Kontigjenti i dytë i Forcës Detare në Detin Egje
mimi kodheli, kontigjenti i dyte, forca detare, deti egje, ministrja e mbrojtjes

Niset Kontigjenti i dytë i Forcës Detare në Detin Egje

Një grup prej 21 ushtarakësh, janë nisur me mision në detin Egje, sot në mesditë. Në ceremoninë e organizuar në Portin e Durrësit, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli tha se misioni ushtarak detar në detin Egje, është një nga angazhimet më të rëndësishme për Forcat tona të Armatosura, që nga nisja e proçesit të anëtarësimit në NATO. “Është i tillë dhe do të mbetet i rëndësishëm për sa kohë ne do të jemi” tha zonja Kodheli.  Forcat e Armatosura Shqiptare, marrin pjese në operacione ushtarake të drejtuara nga NATO, BE dhe OKB, nga muaji Shtator i vitit 1996, ndërsa në nëntor të vitit të kaluar u dërgua kontigjenti i parë me një mision në ujërat ndërkombëtare.

Sicred