KRYEFAQJA » LAJME » Nisen sot punimet e Samitit të Ballkanit Perëndimor në Trieste

Nisen sot punimet e Samitit të Ballkanit Perëndimor në Trieste

“Perspektiva europiane e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, nismat rajonale, shteti i së drejtës dhe mirëqeverisja si dhe lufta kundër terrorizmit dhe radikalizimit, do të jenë çështjet e diskutimit në Samitin e Triestes. Nënshkrimi i traktatit të komunitetit të transportit dhe krijimi i zonës ekonomike rajonale pritet të finalizohen në këtë samit, në të cilin delegacioni shqiptar kryesohet nga kryeministri Edi Rama, ministrat Bushati, Ekonomi, Dervishaj. Presidenti Francez Macron dhe Kancelarja Gjermane Merkel kanë konfirmuar praninë e tyre, ndërsa BE do të përfaqësohet nga Komisionerja e Lartë Mogherini dhe Komisionerët Han dhe Bulc”. Paralelisht me sesionet e veçanta të Kryeministrave, ministrave të jashtëm, atyre të ekonomisë dhe transportit, po zhvillohen forume biznesi me përfaqesues të bizneseve të vogla dhe të mesme, forumi i rinisë, si dhe seminari i autoriteteve antikorrupsion. Pritet që në Samitin e Triestes të nenshkruhet Traktati i Komunitetit të Transportit, i cili do të ndihmojë integrimin e rrjeteve të transportit në rajon si dhe do të shërbejë si udhëzues për masat që kanë lidhje me reformat në këtë sektor. Gjatë samitit, Komisioni europian gjithashtu do të njoftojë një financim të ri si pjesë e paketës së tij vjetore të konektivitetit. Sa i takon integrimit ekonomik të rajonit, vendet e Ballkanit perëndimor pritet të bien dakord mbi një plan veprimi për të zhvilluar një Zonë Ekonomike Rajonale e cila do të synojë bërjen e rajonit më tërheqës për investime si dhe do të ndikojë në hapjen e vendeve të reja të punës. “Pala italiane në përfundim të konkluzioneve të Samitit të Triestes, do të mirëpresë ftesën Britanike që Samiti i rradhës i Vendeve të Ballkanit Perëndimor të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar.

Sicred