KRYEFAQJA » LAJME » Nis “vettingu” për prokurorët

Nis “vettingu” për prokurorët

Nis proçedura e kontrollit për prokuroren e parë të Republikes në komisionin fillestar të Vettingut. Prokurorja e Prokurorise së Apelit Shkodër Besa Nikëhasani doli të martën para trupës gjykuese për të dhënë llogari mbi pasuritë që zotëron. Prokurorja e Shkodres po hetohet me përparësi për shkak se është kandidate për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Trupa gjykuese e komisionit fillestar të Vettingut është mjaftuar me hetimin e pasurisë së zonjes Nikëhasani, bazuar në raportin e Inspektoriatit të Deklarimit të pasurive, duke argumentuar se kontrolli i pasurisë është një nga tre kriteret themelore dhe të mjaftueshme për verifikimin e një subjekti. Sipas relatores së çështjes rezulton se nga analiza e të ardhurave të komisionit të Kualifikimit rezulton se nuk kishte të ardhura të mjaftueshme për blerjen e një apartamenti dhe dy garazheve në Tiranë. Por prokurorja e Shkodres deklaroi nuk ka fshehur asnjë pasuri dhe sipas saj ka pasaktësi në pasqyrimin e deklaratave nga Inpsektoriati i Lartë i deklarimit të pasurive duke e cilësuar lapsus mënyrën sesi janë përshkruar pasuritë e saj. Pas një seance 60 minutëshe ku prokurorja Nikëhasani u mbrojt vetë dhe pa avokat, trupa gjykuese njoftoi se seanca për dhënien e vendimit do të jetë të premten në 20 Prill.

Sicred