KRYEFAQJA » LAJME » Nis takimi mes Presidentit Meta dhe anëtarëve të Komisionit të Jashtëm

Nis takimi mes Presidentit Meta dhe anëtarëve të Komisionit të Jashtëm

Po mbahet në ambjentet e presidencës takimi i Presidentit Ilir Meta me anëtarët e Komisionit të Jashtëm parlamentar në lidhje me procesin e negociatave me Greqinë. Takimi ka filluar që në orën 8:15 minuta ashtu siç ishte parashikuar dhe nuk dihet se sa do të zgjasë. Takimi mbahet pa praninë e mediave ndërkohë që gazetarët janë vënë në pritje të deklaratave që mund të japin anëtarët e komisionit të jashtëm në përfundim të tij. Takimi u kërkua më herët nga anëtarët e Komisionit të jashtëm. Në këtë takim presidenti Meta pritet ti informojë ata në lidhje me negociatat me Greqinë dhe komunikimin mes tij dhe Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Presidenti ende nuk ka autorizuar Ministrinë e Jashtme që të negociojë me shtetin grek kufijtë detar.

Sicred