KRYEFAQJA » LAJME » Nis stuhia në hipoteka

Nis stuhia në hipoteka

Kryeregjistruesja e pasurive të palujtshme Blerina Doracaj, ka paralajmërua një stuhi në zyrat hipotekore. E emëruar në krye të këtij institucioni një javë më parë nga vetë kryeministri Rama, zonja Doracaj tha se gjendja është dramatike. Ajo paralajmëroi se zgjedhja e të gjithë drejtuesve të rinj të  hipotekave do të bëhet me konkurs dhe se të gjithë punonjësit do ti nënshtrohen një procesi verifikimi apo vettingu sikurse u shpreh ajo. Të gjitha parregullsitë do të shoqërohen me kallëzime penale dhe shkarkime nga puna për ata që kanë shkelur ligjin, paralajmëroi kryeregjistruesja e pasurive të paluajtshme Blerina Doracaj. Gjithshçka pritet të përfundojë brenda muajit gusht.

Sicred