KRYEFAQJA » LAJME » Nis sot ceremonia e lamtumirës së Kaçifajt; Qindra grekë mbërrijnë në Shqipëri

Nis sot ceremonia e lamtumirës së Kaçifajt; Qindra grekë mbërrijnë në Shqipëri

Dita e sotme, kur pritet të bëhet varrimi i Kostandinos Kacifas, minoritarit të vrarë më 28 tetor, ka nisur me zhvillime. Që herët në mëngjes në Pikë Kalimin Kufitar të Kakavijës janë krijuar, radhë të gjata me mjete të cilat duan të hyjnë në Shqipëri, siç na informon gazetarja jonë në Gjirokastër, Eri Muca, deri në orën 11.00 nga kjo pikë kalimi kufitar kanë hyrë 10 autobuza me rreth 500 vetë, të cilët kanë deklaruar se do të marrin pjesë në ceremoninë e lamtumirës së Kacifajt. Në këtë pikë kalimi kufitar, policia kufitare shqiptare u ka refuzuar hyrjen 14 shtetësave grekë, pasi në veshjet e tyre kishin simbole e stema ekstremiste. Për të shmangur tensionet e mundshme, policia e shtetit ka ngritur postoblloqe pothuajse në çdo 500 metra në aksin nacional, Gjirokastër- Kakavijë, dhe Gjirokastër- Sarandë në Qafë Muzinë, pasi mjaft shtetas grekë po hyjnë në Shqipëri edhe përmes Pikës Kufitare të Qafë Botës. Ndërkohë në fshatin Bularat janë hedhur thirrje ” Jemi në Vorio Epir”, “Bularati është i Greqisë”. Veç qytetarëve të thjeshtë në Bularat është dhe eurodeputetja qipriote Eleni Theocharous. Ceremonia e dhënies së lamtumirës së Kacifajt pritet të nisë në orën 13.00 me ritet në kishën e fshatit.

Sicred