KRYEFAQJA » LAJME » Nis shpërndarja e teksteve shkollore

Nis shpërndarja e teksteve shkollore

Ditën e sotme duhet të niste shitja e teksteve shkollore, por nëpërmjet kamerës sonë kemi konstatuar që në një pjesë të mirë të pikave të shpërndarjes ende nuk ka nisur ky proçes. Në librarinë ku tregëtohen librat e shkollës “Vasil Shanto” prindërit nuk kanë mundur të sigurojnë asnjë tekst, pasi në këtë pikë shpërndarje nuk ka përfunduar proçesi i furnizimit me libra. Prindër e nxënës i janë drejtuar dyerve të shkollave apo pikave të shitjes, por vetëm kanë mundur të informohen se kur mund të rikthehen përsëri . E njëjta situatë shfaqet edhe në shkollën 9-vjeçare Sabaudin Gabrani. Ndërsa në pikën e shpërndarjes ku tregëton librat e shkollët “Edit Durham” dhe “Emin Duraku” shitja ka nisur, por situata duket e rrëmujshme, për shkak të rradhëve të gjata. “Nuk e di akoma a janë të gjitha apo jo pasi ka shumë radhë e nuk kam hyrë akoma” u shpreh një prind. Ndërsa një tjerër u shpreh se i kishte marrë të gjithë librat. Jashtë janë të afishuar të gjithë librat me çmimet përkatëse”. Ministria e arsimit ka publikuar edhe listën me pikat e shitjeve të librave në çdo shkollë për të evituar në këtë mënyrë rradhët e gjata.

Sicred