KRYEFAQJA » LAJME » Nis seanca e verifikimit të masës së sigurisë për ish-Ministrin e Brendshëm

Nis seanca e verifikimit të masës së sigurisë për ish-Ministrin e Brendshëm

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë për ish-Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri. Përballë Tahirit janë edhe dy prokurorët e çështjes, Vladimir Mara dhe Besim Hajdarmataj. Ky i fundit, u shkarkua vetëm pak ditë më parë nga drejtimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Seanca po kryhet pa praninë e kamerave, duke lejuar vetëm praninë e gazetarëve. Avokati i Tahirit, Maks Haxhia, ndërsa ka hyrë në Gjykatën e Krimeve të Rënda rreth orës 10:30 tha se do të kërkojë shfuqizimin e vendimit që ka marrë gjykata në ngarkim të klientit të tij. Ish-Ministri i Brendshëm mbërriti në gjykatë me një makinë policie dhe u shoqërua në ambjentet e brendshme nga efektivët. Prokuroria është shprehur se ka prova të reja për ish-Ministrin nga letërporositë e Greqisë dhe Italisë dhe dëshmitë e marra brenda dhe jashtë vendit. Gjykata e Krimeve të Rënda dha të shtunën e 12 majit vendimin për masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndërsa prokurorët kanë paralajmëruar se do të apelojnë vendimin.

Sicred