KRYEFAQJA » LAJME » Nis punën komisioni hetimor për ish ministrin Tahiri

Nis punën komisioni hetimor për ish ministrin Tahiri

Konstituohet Komisioni Hetimor për ish ministrin e brendshëm Sajmir Tahiri. Kryetari Edi Paloka dhe anëtarët e tjerë janë përfshirë në një debatë mbi planin e veprimit të këtij hetimi si dhe datën e zhvillimit të seancave javët e ardhshme.

Zoti Paloka tha se : “Do të paraqes planin paraprak të hetimit që do ta plotësojmë bashkarisht. Mendoj që sa më shpejt ta nisim aq më mirë është, unë do të propozoja që nesër pasdite të fillojmë” tha ai.

Nga ana e tij kolegu demokrat Enkelejd Alibeaj e konsideroi të padobishme shtyrjen e punës. “Që sot me njërin prej jush unë jam i gatshëm të ulemi me mbarimin e mbledhjes dhe të detajojmë çfarëdo mospërputhje me rregulloren që të mos bëhemi pengesë” tha ai.

Për deputeten socialiste Ermonela Felaj : “Besoj se kjo kohë do të na mjaftonte që ne të vimë me një draft të dakordësuar në mbledhjen tjetër dhe ta kalonim. Nëse do të kishim dhe planin paraprak të hetimit sot nga ana juaj do të ishte dhe më mirë. Por kjo varet nga ju. Rezerva e tretë që kam është se komisionet parlamentare në këtë periudhë janë të gjitha në kohën që janë duke dëgjuar raportimet e institucioneve të pavarura. Prandaj propozimi ishte për të hënën tjetër” tha zonja Felaj.

Më 15 mars parlamenti miratoi ngritjen e komisionit hetimor me objekt pune verifikimin e pasojave të vendimit të parlamentit për të mos lejuar arrestimin e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i akuzuar në  afera të prodhimit dhe trafikut të drogës. Një tjetër objekt i punës së komisionit do të jetë dhe verifikimi i rolit të Ministrisë së Drejtësisë në ekstradimin në Itali të Nazer Seitit, i akuzuar dhe si financier i grupit ‘Habilaj’. Opozita akuzon se me këto veprime, si Kuvendi ashtu edhe Ministria kanë ndikuar në proçesin hetimor.

Sicred