KRYEFAQJA » LAJME » Nis puna për ndërtimin e terminalit të ri në Kalimash

Nis puna për ndërtimin e terminalit të ri në Kalimash

Ndërsa qytetarët, politika dhe qeveria ende nuk kanë gjetur emëruesin e përbashkët për tarifën e “Rrugës së Kombit”, por koncesionarët, konsorciumi “Catalyst Viva Das General Contracting”, LLC-Salillari shpk – Bee Tech-Violiap Ateve – Kastrati sh.a., kanë nisur punën për ndërtimin e terminalit të ri të pagesës në hyrje të Tunelit të Kalimashit.
Dhjetra mjete e makineri, janë përqëndruar në ndërtimin e themeleve të ndërteses se re. Punëtorët e ndërtimit vijojnë normalisht punën, ndërsa tek sportelet e dëmtuara gjatë protestës të së shtunës, gjithçka është siç ka mbetur atë ditë. Burime për RTSH konfirmojnë së vlerësimi i dëmeve e me pas zëvëndësimi i aparaturave të dëmtuara, do bëhen nga e njëjta firmë italiane. Një mjet i policisë rrugore mban të bllokuar 2 prej korsive, ndërsa kalimi i mjeteve bëhet vetëm në një korsi në hyrje e një në dalje të tunelit.

Sicred