KRYEFAQJA » LAJME » Nis procesi ndaj bashkëshortit vrasës të gjyqtares
Nis procesi ndaj bashkëshortit vrasës të gjyqtares

Nis procesi ndaj bashkëshortit vrasës të gjyqtares

“Fadil Kasemi është i aftë mendërisht, ndaj dhe nuk përfiton gjykim të shkurtuar”. Ka qënë ky konkluzioni i paraqitur nga prokuroria në seancën paraprake të mbajtur në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj Fadil Kasemit, i akuzuar për vrasjen e ish-gruas, gjyqtares Fildes Hafizi. Seanca paraprake u zhvillua për të vlerësuar veprimet e prokurorisë sipas Kodit të ri penal. Mbi Fadil Kasemin rëndojnë akuzat për armëmbajtje, rrëmbim dhe vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare. Ai rrezikon dënim burg përjetë. Seanca e radhës u caktua për në datën 15 janar.

Sicred