KRYEFAQJA » LAJME » Nis procedura e zëvëndësimit të Adriatik Llallës
Nis procedura e zëvëndësimit të Adriatik Llallës

Nis procedura e zëvëndësimit të Adriatik Llallës

Në parlamentin shqiptar Komisioni i Ligjeve i hapi rrugë zëvëndësimit të Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, pasi më parë konstatoi se mandati i tij mbaron pikërisht sot, më 7 dhjetor.
Projektvendimi që do t’i përcillet parlamentit u miratua vetëm nga deputetet e Partise Socialiste ndërsa opozita në bllok e kundërshtoi këtë procedurë. Mes palëve ka patur debate të forta.
Për Partine Demokratike Kuvendi nuk ka të drejtë të emërojë një Prokuror të Përkohshëm pasi ende nuk është ngritur Këshilli i Prokurorisë.
Ndërsa socialistët ju referuan dispozitave kalimtare të reformës në drejtësi, sipas të cilave, mandati i Llallës përfundon sot dhe në vend të tij emërohet për një periudhe të shkurtër, një prokuror i përkohshëm.
Pas këtij vendimi pritet që parlamenti të administrojë kandidaturat për kreun e ri të akuzës, dhe t’ia kalojë seances së 14 dhjetorit për miratim.
Në debatin e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, u përfshi dhe ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu. Me anë të një statusi në rrjetin social facebook të Ambasadës Amerikane, zoti Lu i bën thirrje Parlamentit të zbatojë Ligjin: “Kushtetuta dhe Ligji për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e SHBA mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit ” shkruhet në mesazhin e ambasadorit. Pak kohë më parë OPDAT dhe EURALIUS janë shprehur për përfundimin e mandatit të prokurorit të përgjjthshëm aktual dhe zgjedhjen e një prokurori të përgjithshëm të përkohshëm, me shumicë të thjeshtë. Partia Demokratike i dërgoi të enjten një letër Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi ku radhiten disa arsye që sipas saj bëjnë që procedura e nisur nga Kuvendi për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm të jetë antikushtetuese. Ndërkaq një ditë më parë kryeministri Rama i bëri thirrje opozitës që zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm ta konisderonin një pikënisje e një Pakti Kombëtar për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Sicred