KRYEFAQJA » LAJME » Nis në mungesë procesi për ish prokurorin Llalla, avokatit i kërkohet prokurë e re

Nis në mungesë procesi për ish prokurorin Llalla, avokatit i kërkohet prokurë e re

Kolegji i Posacem i Apelimit i kryesuar nga Sokol Çomo nisi të mërkurën procesin gjyqësor për ish prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla. Procesi nisi pas ankesës që u bë nga komisioneri publik, i cili anikomoi vendimin e shkallës së parë të vettingut. Ai pushoi hetimin e pasurisë dhe figurës së ish prokurorit Llalla, pasi ky i fundit u dorëhoq nga sistemi i drejtësisë.
Në seancën publike vetë ish prokurori nuk u paraqit, ndërsa avokati i tij Sokol Hazisaj deklaroi se nuk kishte komunikuar me zotin Llalla dhe paraqiti në gjykatë një prokurë përfaqësimi në emër të tij.
Trupa gjykuese vendosi t’i kërkojë avokatit të paraqesë një prokurë të posaçme më të plotë dhe caktoi datën 31 Maj 2018 për seancën tjetër publike.
Nga seanca e sotme rezultoi se ish prokurori Llalla nuk kishte dijeni për nisjen e këtij procesi gjyqësor nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Gjatë gjykimit do të mësohet arësyeja pse u kërkua hetim për ish prokurorin pavarësisht se ai kishte deklaruar dorëheqjen nga sistemi. Në trupin gjykues ra në sy prania e ish prokurores së përgjithshme Ina Rama, e cila pesë vjetë më parë u zëvendësua nga zoti Llalla.

Sicred