KRYEFAQJA » LAJME » Nis në Durrës takimi mes Hahn dhe kryeministrave të Ballkanit Perëndimor
Nis në Durrës takimi mes Hahn dhe kryeministrave të Ballkanit Perëndimor

Nis në Durrës takimi mes Hahn dhe kryeministrave të Ballkanit Perëndimor

Në një tendë në zonën e vilave qeveritare në Durrës ka nisur takimi i komisionerit për zgjerimin në BE, Johanes Hahn dhe kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Miqtë i ka pritur personalisht kryeministri shqiptar Edi Rama. Në takim mungojnë kryeministrat e Maqedonisë, Serbisë dhe Bullgarisë. Në takim marrin pjesë edhe përfaqësues të BERZH-it. Sipas një njoftimi të zyrës për shtyp e kryeministrisë, temë e diskutimit do të jetë vizioni i përbashkët mbi Strategjinë e Integrimit në Bashkimin Europian, zbatimi dhe fuqizimi i zonës ekonomike rajonale, marrëveshja roaming dhe fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimet akademike dhe profesionale. “Takimi ka të bëjë me bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe është dëshmi e mëtejshme e angazhimit tonë të fuqishëm me rajonin e Ballkanit Perëndimor” shkruajti me këtë rast komisioneri Hahn para takimit.

Para Mbrapa
Para Mbrapa
Sicred