KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Nis nata finale e Eurosong-ut, Shqipëria ka kodin e votimit 12
Nis nata finale e Eurosong-ut, Shqipëria ka kodin e votimit 12

Nis nata finale e Eurosong-ut, Shqipëria ka kodin e votimit 12

Ka nisur në Lisbonë nata finale e Eurosongut. Eugent Bushpepa dhe ekipi i tij ka parakaluar mes 26 finalistëve duke nderuar me simbolin e shqiponjës. Vemendja e opinionit shqiptar është përqëndruar tek tre këngëtarë shqiptare që përfaqësojnë vendet ku jetojnë. Veç Bushpepës është edhe Ermal Meta që përfaqëson Italinë dhe Eleni Furera që përfaqëson Qipron.

Disa parashikime që po bëhen orët e fundit e nxjerrin Eugent Bushpepën në krye të listës së fituesve pas Izraelit dhe Lituanisë. Në vend të katërt është Furera dhe pak më poshtë Meta.
RTSH vazhdon të bëjë thirrje për të mbështetur Eugent Bushpepën me këngën “Mall” me kodin 12.

Në Shqipëri, transmetimi i drejtpërdrejtë i natës finale të festivalit evropian të këngës “Eurovision Song Contest 2018” po realizohet nëpërmjet valëve të Radio Televizionit Publik Shqiptar në kanalet RTSH 1 HD, RTSH Muzikë, Radio Tirana, por edhe në www.rtsh.al dhe aplikacionin RTSH tani.

(Visited 292 times, 1 visits today)