KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Nis nata e tretë e Fest ’56
Nis nata e tretë e Fest '56

Nis nata e tretë e Fest ’56

Ka nisur nata e tretë finale e Fest ’56. Prezantuesi i njohur Adi Krasta me fjalë të zgjedhura paraqiti ambicjet e RTSH institucionit më të madh e më të vjetër mediatik shqiptar. “RTSH kërkon të lerë pas krahëve shijet e neglizhencës së politikës ndër vite” tha Krasta dikur pjesë e stafit të gazetarëve të Radio Tiranës. Duke ju kthyer festivaleve në RTSH ai tha se ato janë një burim i pashtershëm i muzikës dhe kulturës shqiptare.
Krasta zbuloi dhe surprizën e parë të Fest ’56. Bashkëprezantuese e natës së tretë finale është gazetarja e njohur Jonida Shehu.
Këngëtari i parë në skenë ishte Redon Makashi  me këngën “Egziston”. Ka shumë dëshira dhe hamendje se kush do të jetë fituesi, por ai do të mësohet vetëm pas pak orësh. Dy netët e para të festivalit ishin spektakle të vërteta muzikore, por edhe surprizash që pa dyshim do të mbahen mend gjatë nga shikuesit, telespektatorët dhe artëdashësisht. Organizatorët thonë se nata e tretë do të jetë një kulm i tyre. Siç dihet fituesi i Festivalit të Këngës në RTSH, që prej vitit 2004 përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës.

Sicred