KRYEFAQJA » LAJME » Nis “MasterChef Albania Junior” në RTSH1
Nis “MasterChef Albania Junior” në RTSH1

Nis “MasterChef Albania Junior” në RTSH1

Në RTSH1 sapo ka nisur “MasterChef Albania Junior”, gara e parë e shefave të vegjël të kuzhinës, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Ballkanin. Në këtë garë që do të zgjasi 12 javë do të marrin pjesë fëmijë nga mosha 8-14 vjeç, të apasionuar pas gatimit.
Melsi Qirici kryeredaktore e “MasterChef Junior” në RTSH thotë se “Kanë qenë rreth 200 fëmijë që kanë marrë pjesë në audicionet e para. Fillimisht janë prezantuar secili me pjatën e tyre dhe më pas janë përzgjedhur një numër i kufizuar prej 32 fëmijësh. Në fund të dy episodeve të para do të përzgjidhen 16 fëmijë që janë konkurentët shqiptarë të “MasterChef Albania Junior”. Episod pas episodi në fund do të mbeten dy konkurentët finalistë në garë. Për fituesin veç kupës së “MasterChef Albania Junior” është edhe një çmim shumë interesant: Një udhëtim bashkë me familjen në Disneyland”.
“MasterChef Albania Junior” ju mund ta ndiqni çdo të martë në orën 20.35 në RTSH1, por edhe në Facebook në RTSH Radio Televizioni Shqiptar.

Sicred