KRYEFAQJA » LAJME » Nis legjislatura e re, fillon sezoni i ri politik

Nis legjislatura e re, fillon sezoni i ri politik

Të shtunën Parlamenti i Shqipërisë nis sezonin e ri politik që këtë herë përkon edhe me nisjen e legjislaturës së re për vendin.Zyrtarisht administrata e Kuvendit njoftoi dy ditë më parë se bazuar në Dekretin e Presidentit të Republikës, në mbështetje të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit mbledhja e parë e legjislaturës së IX-të do të jetë këtë të shtunë në orën 10 paradite. Kushtetuta dhe rregullorja e kuvendit kanë mirëpërcaktuar rendin e procedurave që do të ndiqen për ti dhënë jetë themelimit të parlamentit që doli nga zgjedhjet e 25 Qershorit, zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit, për të kaluar më pas në miratimin e programit të qeverisë së re dhe përbërjes së saj.Gjatë seancës së të shtunës pritet të ngrihet komisioni i verifikimit të mandatit të deputetëve të rinj, të cilët e marrin zyrtarisht detyrën vetëm nëse kryejnë edhe betimin në sallën e seancave plenare. E shtuna do ti japë udhë edhe zgjedhjes së kryetari të Kuvendit, i cili nga deklarimet e mëhershme të kryeministrit Rama do të jetë Gramoz Ruçi. Rregullorja e kuvendit thotë se deri në zgjedhjen e Kryetarit të ri te Kuvendit nuk zhvillohet asnjë debat.  Burimet bëjnë të ditur se këtë të dielë zoti Rama do të dërgojë në presidencë kërkesën zyrtare për të dekretuar emrat e kabinetit të ri qeveritar që do të drejtojë punët e vendit deri në vitin 2021, duke nënkuptuar se kalendari i procedurave për miratimin dhe betimin e qeverisë së re do të mbyllet në ditët e para të javës së ardhshme.

Sicred