KRYEFAQJA » LAJME » Nis Legjislatura e 9-të e Parlamentit të Shqipërisë
parlamenti

Nis Legjislatura e 9-të e Parlamentit të Shqipërisë

Parlamenti hapi dyert për seancen e parë themeluese të legjislaturës së nëntë.  Ndër të parët që mbërritën në sallën e seancave plenare ishin kryeministri Edi Rama, socialisti Gramoz Ruçi, deputetë të LSI, ndërsa nuk vonoi edhe grupi parlamentar i demokratëve i drejtuar nga Lulzim Basha.
Pas nderimit të Himnit Kombëtar deputetët iu nënshtruan respektimit të procedurave që parashikon rregullorja e Kuvendit duke nisur nga ngritja e sekretariatit të përkohshëm dhe komisionit të verifikimit të mandateve të deputetëve.
Seancën e parë e drejtoi socialisti Besnik Baraj pasi më herët  deputetët më të vjetër në moshë që ishin nga rradhët e opozitës nuk pranuan ta kryenin këtë procedurë. Zoti Baraj u adresoi deputetëve një fjalë të shkurtër në nisje të legjislaturës duke sjelle në adresimin e tij një mesazh të ish sekretares së shtetit Hillari Klinton. Pas leximit të emrave të 140 deputetëve për të cilët do të përgatitet një raport verifikues për vlefshmërinë e mandatit, seanca e parë u mbyll për tia lënë vendin mbledhjes së pasdites, ku pritet betimi i deputetëve të rinj dhe më pas zgjedhja e kreut të ri të parlamentit. Ndërsa zoti Baraj bëhej gati të mbyllte seancen, kreu i opozitës Basha ngriti dorën për të kërkuar fjalën, por kjo mundesi nuk iu dha. Kreu i demokratëve pasi doli nga parlamenti nuk dha shumë detaje se për çfarë e kërkoi fjalën në Kuvend duke thënë se do ta zbulonte këtë gjë, gjatë pasdites.

Sicred