KRYEFAQJA » LAJME » Nis Kupa e Shqipërisë në Not për Të Rritur

Nis Kupa e Shqipërisë në Not për Të Rritur

Në Tiranë, në mjediset e kompleksit ujor “Akuadromi”, ka nisur të martën Kupa e Shqipërisë në Not për Të Rritur. Në aktivitetin më të rëndësishëm të sezonit që shtrihet në dy ditë, sipas zyrtarëve të Federatës Shqiptare të Notit, marrin pjesë afro 220 sportistë të të gjitha moshave, si për meshkuj, ashtu edhe për femra, që përfaqësojnë 14 klube.
Një prej trainerëve të ekipeve pjesmarrëse Sadik Mema, nuk është optimist se aktiviteti mund të sjelli rezultate të larta. “Mendoj që nuk do të jetë në cilësinë e duhur pasi ka qenë një verë e gjatë dhe e nxehtë dhe pushimeve” thotë ai për RTSH.
Megjithatë për Memën, noti shqiptar premton. “Unë mendoj që noti shqiptar është në rrugë të drejtë. Rekorde po thyhen vazhdimisht. Ka notarë që kanë shkuar mbi 700 pikë, si Flavio Meçe. Por ka dhe të tjerë që janë në moshë të re që kanë rezultate të larta” tha ndër të tjera traineri Mema.
Kupa e Shqipërisë në Not për Të Rritur ka zhvilluar të martën paradite garat në 10 disiplina, pa ndonjë rezultat për tu shënuar. Pas dite do të vijohet me 10 disiplina të tjera. I njëjti program do të vazhdojë edhe të mërkurën gjatë gjithë ditës, për të ulur siparin në mbrëmje me ceremoninë e mbylljes dhe shpalljen e fituesve.

Sicred