KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Nis gara për Çmimin e Madh të Kanadasë, drejtpërdrejt në RTSH
Nis gara për Çmimin e Madh të Kanadasë, drejtpërdrejt në RTSH

Nis gara për Çmimin e Madh të Kanadasë, drejtpërdrejt në RTSH

Sebastian Vetel me Ferrarin e tij, u nis i pari në garën për Çmimin e Madh të Kanadasë, që nisi pak më parë në pistën e Montrealit. Pas tij janë Botas dhe Verstapen, ndërsa Hamilton u nis nga vendi i katërt. Pas përfundimit të garave kualifikuese Vetel shënoi edhe rekordin e pistës me 1.10.764. Gara për Çmimin e Madh të Kanadasë pritet të jetë një garë e fortë mes gjashtë prej pilotëve më të mirë që ka aktualisht Formula 1. Ajo por transmetohet drejtpërdrejt nga rrjeti RTSH që për tre vjet ka ekskluzivitetin e këtij kampionati.