KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Nis festivali i teatrove Ballkanike në amfiteatrin Kame

Nis festivali i teatrove Ballkanike në amfiteatrin Kame

Me pjesën “mbreteresha Katerina” ka ngritur siparin mbrëmjen e djeshme edicioni i dytë i Balkan Teater Tirana Festival. Organizuar në amfiteatrin Kame në mes natyrës festivali josh trupa teatrore nga gjithë Ballkani të cilat sipas drejtorit artistik i janë bashkuar filozofisë së këtij festivali.

Ndërkaq edhe pjesëmarrësit në këtë festival çmojnë jo vetëm hapësirën teatrore por edhe shqiptarët.

Ivana Milosavljevic, aktore nga Bosnja shprehet: “Kjo pjesë tregon historinë e Mbretereshës Katerina, e cila njihet pak sot në Bosnjë. Historinë e jetës së saj dhe udhëtimit të saj. Mesazhi është që të gjithë njerëzit janë të veçantë dhe vendin ku kanë lindur dhe mbi të gjitha të rëndësishëm. Ka një mesazh lirie, paqeje, në fjalët e saj. Është e rëndësishme që njeriu të dijë nga vjen, të di kush është, të njohë kulturën e tij, të mbrojë dhe të dojë vendin e natyrën e tij, pra këtë pasuri që i ka dhënë Zoti. Përndryshe ai nuk do të ishte i plotësuar. Pjesa ka në përbërjen e saj këngë të vjetra popullore të cilat i vijnë publikut në mënyrën e kabarese duke i kujtuar atij mençurinë e vjetër popullore.”

Teksa trupa teatrore nga Bosnja u përpoq të përçonte mesazhin se është një vend i të gjithëve, i kroatëve, i muslimanëve, i serbëve e të tjera popullsi. ajo është një miniaturë e botës sot dhe duhet të jetojë në paqe. Teatri Kame do të jetë oazi i kësaj fundjave ku do të ngjiten trupa autentike nga gjithë Ballkani.

 

Sicred