KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Nis Fest ’55
Nis Fest '55

Nis Fest ’55

Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë ka nisur nata e parë e Edicionit të 55-të të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar, i konsideruar prej vitesh si një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës së lehtë shqiptare. Në këtë natë publikut ju paraqitën 12 këngët më të reja të muzikës së lehtë shqiptare. Ato u përkasin rrymave të ndryshme muzikore, fryt i bashkëpunimeve midis emrave të njohur, por edhe të rinj të muzikës shqiptare. Prezantues të festivalit janë këngëtarja Ledina Çelo dhe aktori Kasem Hoxha. Orkestra e RTSH drejtohet nga Jetmir Barbullushi. Nata e parë e Fest ’55 solli për të pranishmit edhe një homazh me këngët më të mira të Festivaleve të Këngës në RTSH. Në natën e dytë do të prezantohen edhe 12 këngë të tjera. Midis 24 krijimeve, për natën e tretë do të përzgjidhen 14 më të mirët. Prej tyre do të dali edhe fituesi i Fest 55, që si zakonisht do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong.

Sicred