KRYEFAQJA » LAJME » Nis faza e dytë e shembjeve të objekteve mbi lumin Gjanica

Nis faza e dytë e shembjeve të objekteve mbi lumin Gjanica

Ka nisur sot faza e dytë e aksionit të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për shembjen e objekteve pranë brigjeve të lumit Gjanica në Fier. Gjatë kësaj faze do të shemben 14 objekte nga “Ura e spitalit” në drejtim të “Ish shtëpisë së Oficerëve”. Këtë të shtune do të shembet me shpërthim të komanduar, një tjetër objekt katër katesh pranë vendit të quajtur “Ura me shkallë”. Pronarët e objekteve që do shemben në këtë fazë janë njoftuar 10 ditë para dhe asnjë prej tyre nuk ka paraqitur dokumenta pronësie. Në këto kushte nuk përfitojnë dëmshpërblim financiar, ndërsa prej ditësh kanë larguar ç’kanë mundur nga materialet që u vlejnë. Në mbështetje të IKMT kanë qënë edhe efektivë të policisë së rendit. Me përfundimin e fazës së dytë, arrin në 24 numri i objekteve që shemben. Lirimi i hapësirave në dy brigjet e lumit Gjanica kryhet në zbatim të rikonceptimit të qendrës së Fierit si dhe sistemimit të lumit Gjanica.

Sicred