KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Nis Eurosong 2018, vemendja e shqiptarëve tek Bushpepa
Nis Eurosong 2018, vemendja e shqiptarëve tek Bushpepa

Nis Eurosong 2018, vemendja e shqiptarëve tek Bushpepa

Në Lisbonë të Portugalisë sapo ka nisur nata e parë e Eurosong 2018. Vemendja e shqiptarëve është përqëndruar tek ylli i muzikës shqiptare Eugent Bushpepa, i cili përfaqëson Shqipërinë me këngën “Mall”, fituese në Fest ’56 në RTSH. Ai do të këndoj sot i treti pas përfaqësuesve të Azerbaixhanit dhe Islandë. Bushpepa në këtë performancë shoqërohet nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima dhe Besnik Nikolli, si dhe back vocalistet Erinda Agolli e Greta Radovani. Një ditë më parë Eugent Bushpepa dhe ekipi i tij pushtuan skenën gjatë provës gjenerale. Kënga “ Mall” u prit me ovacione nga publiku i pranishëm. Zëri i  Bushpepës deri me tani konsiderohet një nga vokalet më të rralla dhe më të fuqishëm të këtij Eurovizioni. RTSH po e transmeton direkt këtë eveniment në RTSH1 HD, www.rtsh.al dhe në Aplikacionin RTSH tani.

Sicred