KRYEFAQJA » LAJME » Nis bilanci i dëmeve nga përmbytjet

Nis bilanci i dëmeve nga përmbytjet

Pas vërshimit masiv gjatë fundjavës Lumi i Vjosës është tërhequr qetësisht në shtratin e tij natyral. Në aksin rrugor Levan-Ferras-Ura e Mifolit nuk ka më prani uji dhe qarkullimi është rikthyer. Megjithatë ka prani të ujit në fshatrat Ferras, Cerven, Hambar, Kashishtë e Adë. Oborret e shumë shtëpive pranë kanalit Martin janë ende nën ujë dhe apo në llumin që la pas tërheqja e Vjosës.
Situata mbetet e vështirë në Darezezë, aty ku ndodhet dhe Hidrovori që po punon këto ditë me kapacitet të plotë. Megjithatë ujërat kanë pushtuar banesat dhe tokat bujqesore. Fatmirësisht nuk janë prekur nga përmbytja zonat e banuara, por 8 banesa që ndodhen në tokat bujqësore. Bilanci i deritanishëmnë zonat e përmbytura në Fier dhe Vlorë janë rreth 5000 ha tokë bujqësore dhe rreth 130 shtepi te demtuara nga uji.
Shirat që ranë gjatë javës së shkuar shkaktuan dëme të konsiderueshme edhe për banorët e fshatit Derviçan, në Bashkinë e Dropullit. Si shkak i prurjeve të përenjve malorë janë përmbytur nga ujrat rrugët e brendshme të fshatit si dhe banesa e biznese. Banorët e Derviçanit kërkojnë nisjen e investimeve publike për sistemimin e përrenjve malorë që përshkojnë këtë zonë çka do të shmangte përmbytjet në të ardhmen.

Sicred