KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Nis aplikimi i subvencioneve në bujqësi, por fermerët ankohen

Nis aplikimi i subvencioneve në bujqësi, por fermerët ankohen

Duke nisur nga 28 shkurti, e për një muaj fermerët mund të aplikojnë për të përfituar nga skemat mbeshtetëse në bujqësi. Më 7 shkurt, Këshilli i Ministrave miratoi dhe kriteret që duhen plotësuar për të përfituar nga këto skema. Agjensia për Zhvillim Bujqësor e Rural, ka nisur dhe fushatën promovuese për t’i njohur me to. Sot inspektorët ishin në Lushnjë, por fermerët të pakënaqur me kriteret, as që priten të mbarojë takimi. Sipas tyre prioritet do t’u jepet atyre që janë të fuqishëm dhe se skemat e përzgjedhura nuk janë të realizueshme. “Ne të varfër kemi qenë e të varfër do mbetemi” tha një prej fermerëve.
AZHBR, thotë se kryefjalë e vitit 2018 do të jetë “Thjeshtëzimi i procedurave të aplikimit” për të gjitha skemat mbështetëse, nëpërmjet aplikimit online, me dokumenta zero. Por duket se kapërcehet me apo pa qëllim fakti se aplikuesi, në çdo rast, duhet të ketë tokën në pronësi private dhe/ose të marrë me qira nga subjekte të tjera që e kanë tokën në pronësi private, një çështje kjo ende e pazgjidhur, e jo thjesht proceduriale.
Skemat e këtij vitit parashikojnë mbjellje të reja të drufrutorëve dhe bimëve mjekësore dhe aromatike, ndërtim i serrave diellore për kultivim perimesh, përmirësim i teknologjive të kultivimit dhe inovacione, rritje dhe përmirësim i kapaciteteve të peshkimit, certifikim dhe mbrojtje e prodhimeve, produkteve bujqësor,etj.

Sicred