KRYEFAQJA » LAJME » Nimitz për çështjen e emrit të Maqedonisë: Të dy palët janë të gatshme të punojnë për ta gjetur!
Nimitz për çështjen e emrit të Maqedonisë: Të dy palët janë të gatshme të punojnë për ta gjetur!

Nimitz për çështjen e emrit të Maqedonisë: Të dy palët janë të gatshme të punojnë për ta gjetur!

Akoma nuk ka zgjidhje përfundimtare për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, por të dyja palët janë të vendosura të vazhdojnë të punojnë përderisa nuk po gjendet një zgjidhje, deklaroi në Nju-Jork ndërmjetësi i OKB-së në negociatat midis dy vendeve, Matheu Nimitz, pas bisedimeve me shefat respektivë të diplomacive, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias. “Biseduam për një ditë e gjysmë. Mund të them se kemi punuar shumë. Çështjet janë të përcaktuara mirë. Mund të them se këto ishin negociatat ku kemi punuar shumë”, tha Nimitz, pas përfundimit të takimit me dy ministrat. ”Dimitrov dhe Kotzias do të shkojnë për në Bruksel, ku do të vazhdojnë dialogun. Edhe pse akoma nuk ka zgjidhje përfundimtare, të dyja palët janë të gatshme të punojnë për ta gjetur”, theksoi ai.

Sicred