KRYEFAQJA » LAJME » Nimiç në ditën e tretë të vizitës në Maqedoni
zaev, nimic, Nimiç, në ditën e tretë, të vizitës, në Maqedoni

Nimiç në ditën e tretë të vizitës në Maqedoni

Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimiç, në ditën e tretë të vizitës së tij në Maqedoni takoi kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov. Më herët, zoti Nimiç takoi presidentin George Ivanov, me të cilin foli për gjendjen aktuale në bisedimet për tejkalimin e çështjes së emrit. Pas bisedimeve me krerët e Maqedonisë, ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara do të udhetojë drejt Athinës. Zoti Nimiç e kreu këtë vizitë me ftesë të Qeverisë së re të Maqedonisë me qëllim diskutimin e mënyrave të gjendjes së një zgjidhjeje me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara për një emër të pranueshëm nga të dyja palët. Nimiç ka qenë për herë të fundit në Maqedoni dhe Greqi ne Korrik të vitit 2014. Nga ajo kohë, bisedimet për çështjen e emrit të Maqedonisë u ndërprenë dhe Greqia ka bllokau rinetarësimin e Shkupit në NATO dhe BE.

Sicred