KRYEFAQJA » LAJME » Nikolla: “Si ka mundësi që të protestohet dhe të mos dialogohet?”

Nikolla: “Si ka mundësi që të protestohet dhe të mos dialogohet?”

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka shprehur habinë e saj për qëndrimin e studentëve të cilët sipas saj protestojnë, por nuk dialogojnë. Deklaratën e saj zonja Nikolla e bëri pasi doli para studentëve protestues tek ministries e arsimit duke kërkuar të dialogojë me ta, por u refuzua. “Si ka mundësi që të protestohet dhe të mos dialogohet, kur je i ftuar t’i shtrosh në tryezë kërkesat?” pyet zonja Nikolla në një regain në Fejsbuk. “Është gati e pabesueshme fjala vjen, që shumëçka i kërkohet qeverisë, kur ligjërisht i është deleguar me kohë universitetit! A duhet folur për këtë? Qetësisht dhe zë për zë? Apo duhet vazhduar kështu, me një pjesë në rrugë që nis letra, pusulla, e-maile dhe postime në rrjet me kërkesa që bëhen mal dhe qeverinë që pret prej tre ditësh të ulet në tryezën e dialogut?
Mendoj se nuk është as e dobishme, as e drejtë për ata që s’kanë agjenda të tjera në këtë protestë.
Së fundmi dëgjova thirrjet nën dritare “Lindita dil në shesh!” dhe dola. Dola dhe jo që nuk më tha kush pse u thirra, por u refuzova! S’ka asnjë problem, por pyetja ime është e thjeshtë: Kur do të ulemi të flasim për problemet dhe të bashkërendojmë forcat për të adresuar zgjidhjet?” shkruan zonja Lindita Nikolla ministre e arsimit.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com