KRYEFAQJA » LAJME » Nikolla: Plan i posaçëm për rigrupimin e klasave kolektive

Nikolla: Plan i posaçëm për rigrupimin e klasave kolektive

2 javë pas nisjes së vitit të ri shkollor Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla është ftuar në komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të informimit publik për të sqaruar çështjet më të nxehta në arsim. Ajo është shprehur se Ministria që ajo drejton ka bërë gati një studim të posaçëm për rigrupimin e klasave kolektive dhe se po punon për uljen e tyre masën 30%. “Sot në shqipëri kemi 3280 klasa kolektive. Ministria e Arsimit ka përgatitur një program studimi sesi mund ti grupojmë burimet me transportin për të mbuluar transportin e mësuesve apo nxënësve”. Por debatet kanë qënë të ashpra në lidhje me cilësinë e arsimit që ofrohet në shkollat tona. “Ka një shifër shumë të konsiderueshme të fëmijëve të moshës shkollore që janë jashtë saj. Ka një shifër edhe më të lartë të të rriturve që janë analfabetë. Flitet për fëmijë të komunitetit Rom që kanë ngelur shumë pas në arritjet shkollore” tha Kejdi Mehmetaj. “Progresi i shqipërisë në PISA 2015 ka qënë mbresëlënës. Jemi vendi i tretë përsa i përket rritjes së ritmit në matematikë. Jemi vendi i katërt përsa i përket shpejtesisë së rritjes në shkenca. PISA 2015 dha rezultatet e para të një proçesi transformues që ka filluar në arsim me kurrikulën e re. Patjetër flet për një progres por nuk permbush ambicien që ne të gjithë bashkë kemi për të pasur dhe shënjuar një cilësi të re në arsim. Ndërsa për sa i takon çmimit të teksteve shkollore Ministrja ka sqaruar se ai është rritur pasi është shtuar nr i librave shkollore. “Në klasën e gjashtë të cilës ju i referoheni ka një rritje të paketës së teksteve me 13% por refernca është sepse janë shtuar dy tekste pra në raport me programin më parë ku mungonte Teknologjia e Informacionit edhe gjuha e huaj Gjermanisht” theksoi ministrja Nikolla. Deri më tani në shkollat tona ka vetëm 310 mësues ndihmës që asistojnë fëmijët me aftësi të kufizuara. Ministrja Nikolla ka sqaruar se buxheti i ri parashikon 2 fishim të këtij numri.

Sicred