KRYEFAQJA » LAJME » Nikolla për klasat kolektive

Nikolla për klasat kolektive

33 mijë nxnënës që deri më tani kanë marrë mësim në klasa kolektive këtë vit do do të marrin mësim në kushte normale. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në një dalje të posaçme për këtë problematikë në media ka sqaruar se klasat kolektive do të mbyllen dhe nxnesit do të transferohen në shkollat më të afërta me bashkëmoshatarët e tyre, ku çdo gjë do të jetë e siguruar falas.

Sipas Nikollës asnjë nga mësuesit që deri më tani ka dhënë mësim në këto klasa nuk do të mbetet jashtë sistemit arsimor, përkundrazi, edhe për ata po punohet sistemimi në këto klasa. Ndërkohë, Nikolla duke reaguar ndaj qëndrimit të opozitës sqaroi prindërit se kjo reformë bëhet në të mirë të edukimit të fëmijeve të tyre.

Në të gjithë vendin numërohen rreth 2000 klasat kolektive dhe janë të shpërndara në gjithë Shqipërinë. Zonat ku ka më shumë janë Elbasani, Tirana, Librazhdi dhe Dibra. Mësimi zhvillohet nga një mësues që përgatit njëkohësisht dy nivele. Më vendim qeverie transport falas sot e përfitojnë 29 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues, me vlerë 612 milion lekë, në të gjithë vendin. Ndërsa, në vijim pjesë e kategorive do të jenë edhe 33 nxënësit e klasave kolektive.

Sicred