KRYEFAQJA » LAJME » Studimi, 27% e fëmijëve me nevoja të veçanta, nuk frekuentojnë shkollën

Studimi, 27% e fëmijëve me nevoja të veçanta, nuk frekuentojnë shkollën

27 % e fëmijëve me aftësi të veçanta në vendin tonë nuk frekuentojnë arsimin parauniversitar. Mungesa e infrastrukturës për të shkuar në shkollë, e marrjes së shërbimeve të integruara nga kjo kategori fëmijësh si dhe mungesa e kushteve në instutucionet edukuese  ka bërë që prindërit të mos i regjistrojë në institucionet arsimore fëmijët me aftësi ndryshe. Shifrat vijnë nga një studim i kryer në 10 bashki të vendit nga organizata World Vizion, dhe  specifikon që mosha e tyre është nga 5-15 vjec.

Ministria e Arsimit Lindita Nikolla ka sqaruar se numri i mësuesve ndihmës që do të mbështesin gjatë orës së mësimit femijët me aftësi të veçata do të shkojë në fund të këtij viti në 700.

Ministria e Arsimit po punon që edhe  universitetet të kenë programe të veçanta për mësues të specializuar të pedagogjisë special.

 

Sicred